Kryeministri Edi Rama është shprehur se duhet të fokusohemi te procesi i anëtarësimit të BE në Shqipëri, që siç tha ai është një dritare e hapur, por që nuk do jetë e tillë pafundësisht.

Shqipëria -tha Edi Rama- është vetëm një hap nga realizimi i një ëndrre shekullore.

Kreu i qeverise tha se “historia na ka privuar qe te mos jemi pjese e BE, pasi eshte drejtuar nga lloj lloj hajvanesh”.

Rama iu pergjigj edhe nje komentuesi, i cili i tha se te ka zene frika: “Kush të vijë në pushtet bufi i kënetës. Ku e sheh që me ka zënë frika dhe për çfarë më ka zënë frika? Mua më zë frika se koha që kemi në dispozicion të mos shfrytëzohet maksimalisht”

“Shqipëria sot është në një oportunitetet historik. Kemi një dritare të hapur për të hyrë në BE. Dritare e hapur si rezultat i përputhjes së rrethanave tona me rrethanat e BE. Është një dritare që është e hapur për ne, por që nuk do jetë e hapur pafundësisht. Ne duhet të mbyllim negociatat deri në 2027. Ne duhet të hidhemi brenda derisa kjo dritare të jetë e hapur.

Historia na ka privuar nga marrja pjesë në këtë kontinent në anën e mirë të tij. Na ka privuar duke na vendosur lloj lloj hajvanësh. Kjo ka qenë një histori e gjatë poshtërimi nga vetja dhe të huajt.

Çfarë kam tradhtuar unë, apo se Shqipëria është vetëm një hap nga realizimi i një ëndrre shekullore. Duhet menduar si shqiptar, as si socialistet dhe as si demokrat. Nuk duhet menduar as më pëlqen as nuk më pëlqen Edi Rama, as sa ministra janë në burg dhe as sa ministra nuk janë në burg”, tha Rama.

Kreu i qeverise iu përgjigj edhe atyre që i thonë se i ke te gjithe ministrat ne burg: “Po qe puna aty e bëjmë edhe llogarinë! Në tre mandate kanë qenë 60 ministra, Dy ministra janë dënuar nga mandati i parë, njëri nga PS, njëri nga aleati strategjik, ndjesë pastë. Pastaj një i tretë në paraburgim, por i padënuar ende. Dhe një i katërt në arrati, zv.kryeministri 4 janë OK?

Nëse sot ju flisni për luftë kundër korrupsionit dhe për ministra për njerëz të lidhur me pushtetin të hetuar e dini pse ju erdhi dita të flisni sepse këtë ditë e solli kjo parti, kjo ambicie dhe ky vizion për të hyrë në BE”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko