Skip to content

“Ju erdhi fundi, dorëheqje!”/ Nuk ndalet revolta, studentët dhe gjimnazistët marshojnë në sheshin “Skënderbej”

Shehsi skenderbej

Studentët dhe gjimnazistët kanë marshuar drejt sheshit “Skënderbej” në Tiranë, duke vijuar protestën kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Që prej orëve të mëngjesit, të rinjtë kanë bojkotuar mësimin dhe i janë bashkuar protestës, me thirrjet “Ju erdhi fundi!” dhe “Dorëheqje!”.

Ata kërkojnë largimin e Ramës dhe të qeverisë, ndërsa tubimet e të rinjve vijojnë në kryeqytet.