Skip to content

“Ju erdhi fundi!”/ Studentë dhe gjimnazistë thirrje të forta nga protesta para Ministrisë së Arsimit, policia ndërhyn me gaz lotsjellës

Capture 262

Studentët dhe gjimnazistët vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku janë dëgjuar thirrje të forta kundër qeverisë, mes tyre edhe “Ju erdhi fundi!”.

Situata është tensionuar, ndërsa policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Të rinjtë vijojnë tubimin në kuadër të protestave dhe bojkotit të mësimit që kanë përfshirë shkollat dhe universitetet e kryeqytetit.