Kreu i qeverisë Edi Rama ka ironizuar opozitën duke thënë se “e vetmja mënyrë për të ardhur në qeveri është të kapni karrigen kur mazhoranca është pushim”.

Sa i përket rezolutës së paraqitur nga PD për dënimin e sulmit në Banjskë, Rama u shpreh se “mund ti votoni në asambletë e 7 partive tuaja”.

“Mos më kërkoni, nëse më merr malli vjen vetë, E vetmja mënyrë për të ardhur në qeveri është të kapni karrigen kur mazhoranca është pushim.

Ju mendoni se jeni shumicë. Ju fitoni ne qeverisim. Ose do të votoni rezolutën tonë, pse rezolutat tuaja mund ti votoni në asambletë e 7 partive tuaja

Do të miratojmë këtë, do linjëzohemi 100% në shenjë solidariteti me Kuvendin e Kosovës. Gëzuar”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re