Skip to content

“Ju flisni për garuzhde dhe për vetë hani midhje, unë protestën tuaj se kam në llogari fare”, Rama nuk harron të bëjë arrogantin, Lapaj: Ja e bëri diversionin, do të…

Kryeministri Edi Rama ka pasur mbrëmjen e djeshme një përballje me aktivisitin Adriatik Lapaj, të cilin u përpoq që ta zbuste në fund, duke e veçuar nga protestuesit e tjerë. Në këtë moment Lapaj tha me humor se Rama po përpiqej që të përçante bisedën, duke e veçuar atë nga të tjerët.

Sipas Ramës askush nuk e njeh më mirë Shqipërinë se ai, që nga koha e Ismail Qemalit.

“Plani im është ai që i duhet Shqipërisë. Ki besim te unë vetëm për një gjë, unë te ty kam besim për shembull. Unë protestën tuaj nuk e kam fare në llogari, e di pse? Ju flini gjumë më shumë se unë, kjo është e sigurt.

Arsyeja se pse unë nuk fle gjumë, është se unë jam këtu për të mbrojtur ata që kanë nevojë për mua, sepse për këtë më kanë vënë. Kështu që ju nuk keni nevojë për mua, ju flisni për garuzhde, dhe hani midhje për vete.

Që nga Ismail Qemali, deri te paraardhësi im, nuk i kanë bërë kilometrat dhe nuk i njohin cepat e Shqipërisë si i njoh unë. Kjo historia që vuajnë për bukë, është një histori e fantazisë. Që ka familje që ka në zgrip, nuk diskutohet, janë një numër shumë i kufizuar, por nuk kemi rrugë tjetër përveçse të mos bëjmë gabimin që të mbajmë vendin me lëmosha”, tha Rama në emision.

Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama pritet që të bëjë publik planin e qeverisë sa i takon rritjes së çmimit të energjisë elektrike në burs, dhe sa ajo do të reflektohet në faturat e konsumatorëve.

/faxweb