Deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë dhe kryedemokratit Basha, duke u shprehur se ata janë bërë miliarderë në kurriz të popullit.

Murrizi tha në parlament se Basha gjatë pandemisë shtoi 4 vila, të cilit sipas tij ia dha qeveria, ndërsa kërkoi nga qytetarët shqiptarë të marrin shembullin e qytetarëve të Kosovës duke ndëshkuar me votë çdo aktor të pështirë të këtyre 30 viteve.

““Shumë mirë bëtë që arrestuan Enkeleida Hoxhën. Unë kam një pyetje për ministren e Drejtësisë. Kush ja çon kësaj gjyqtareje të burgosurit me burgim të përjetshëm dhe me 25 vjet në burgun e Fushë Krujës që është bërë si trampolin për të dalë përjashta? Kush ja çon, kush i bën transferimet?

Çfarë vendos apeli për vendimet e kësaj gjyqtareje. Pse e ka shkarkuara KLGJ pas kërkesës së kësaj ministreje? Sepse Apeli ka lënë në fuqi vendimin e saj. Më thoni kush ka tagër për të transferuar një të burgosur. Ju jeni deputetë, ndoshta ju kanë trokitur në derë hallexhi.

Më është dashur të merrem 3 muaj me një 75-vjeçar nga Durrësi për ta transferuar nga Rrogozhina në Durrës, sepse nuk kishte njeri në shtëpi. Si shkojnë këta të gjithë si zogj të gjithë në burgun e Fushë Krujës.

Burgu i Peqinit a është burgu i sigurisë së lartë, 313 pse nuk i mbani këtu. Pra ju i çoni në lëndë të parë, sepse i keni kurdisur zinxhirin e tollovisë.

Në 25 prill shqiptarët kanë në dorë të çrrenjosin aktorët e pistë dhe palaçot politikë të 30 viteve që bëjnë sikur zihen. Ata nuk belbëzojnë, pasi të njëjtin shpirt dhe të njëjtën mendje kanë ata.

Foli Bushati për programin, por çafrë programi ka këtu o koleg? Qenke habitur ti që Luli ka drejtimin djathtas e pret timonin majtas. Ju jeni miliardierë, edhe Luli si ju.

Në kohë pandemie i rruajti nja 4 vila, ju ia dhatë. Ishalla iu pret shqiptarëve timoni drejt në 25 prill siç iu pre qytetarëve të Kosovës mbrëmë. Një vlerësim maksimal për qytetarët e Kosovës.

Ftoj shqiptarët që të mësojnë nga ata, ftoj që në 25 prill të votojnë duke ndëshkuar çdo aktor të pështirë të 30 viteve, çdo palaço që qurravitet çdo tërmet e pandemi me kuti në dorë.

Ju dërdëllisni se nuk hynte dot borëpastruesja në Qafë Thanë, kur ajo rrugë është 1.8km. Me lopata do ta kishit pastruar po t’i futeshit. Një program jeni ju të gjithë”, tha Murrizi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re