Kryeministri Edi Rama , së bashku me drejtoreshën e AZHBR-së, Frida Krifca, kanë inspektuar ditën e sotme tre fabrika në zonën e Vorës. Në takim Rama nuk i ka kursyer batutat me sipërmarësin e një fabrike të mishit nga Tepelena duke i thënë ‘Ju jeni mishngrënës të lindur’

Gjithashtu kryeministri u siguroi sipërmarrësve mbështetjen e qeverisë për hapjen e tregut me vendet e Lindjes së Mesme.

“Gjëja tjetër që ne mund t’ju ndihmojmë është që t’ju hapim rrugën e tregut në Lindjen e Mesme

Ju jeni mishngrënës të lindur, por çështja është që gjithë zinxhiri tani këputet, sepse këtu nuk ka akoma standarde të tilla. Në momentin që vijnë këtu dhe shikojnë dhe marrin garancinë, dmth çfarë paguajnë do marrin”, tha Rama.

Ndërkohë nga një tjetër fabrikë, Rama tha se përmes investimeve në këto sipërmarrje jepen shembuj se kush ka vizion dhe ambicie nuk është e nevojshme që të largohet, pasi fiton më shumë sesa jashtë shtetit.

“Këto janë fabrika të një gjeneratë tjetër sepse krijon premisa për të pasur kampionë këtu. Ne duhet t’ju vazhdojmë t’ju mbështesim dhe ju mbështesim. Është e rëndësishme që përmes këtyre jepen shembuj që kush ka vizion, ambicie nuk ka nevojë të ikë jashtë shtetit sepse këtu fiton më shumë se jashtë shtetit”, tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re