Gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi, atakoi emrin e zgjedhur për të vendosur në krye të Autoritetit të Medias Audiovizive. Murrizi u shpreh se Armela Krasniqi, kandidatja për tu vendosur në krye të AMA-s, është nusja e djalit të tezes së Lulzim Bashës. Kjo lidhje sipas tij fakton se pozita dhe opozita janë bashkë dhe gjithmonë kanë qenë bashkë në ndarjen e tenderave dhe parave publike.

“Sot në këtë Kuvend nusja e djalit të tezës së Lulzim Bashës do të zgjidhet në krye të AMA-s

Ju e keni pasur në kryeministri dhe tashmë do ta zgjidhni kryetare të AMA-s. Ju jeni një, edhe më herët e kam thënë, kur jeni ju në pushtet sa mirë i bëni letrat për të ndarë tenderat, ashtu sikurse dhe kur ata janë në pushtet i bëjnë shumë mirë letrat për të ndarë tenderat”, tha Murrizi

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re