Skip to content

“Ju jeni pasardhës të nazistëve”, Lukashenko për sanksionet nga BE: Nuk e prisnim që Gjermania të merrte pjesë, na keni shkatërruar

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko e ka quajtur Gjermaninë si naziste, pas vendosjes së BE-së sanksione të reja mbi Bjellorusinë. The Times of Israel shkruan se Lukashenko është shprehur se nuk e priste pjesëmarrjen e Gjermanisë në sanksionet që BE i vendosi Bjellorusisë.

“Ne nuk e prisnim pjesëmarrjen e Gjermanisë në këtë konspiracion kolektiv. Nga ata paraardhësit e të cilëve shkatërruan jo vetëm çdo të tretë të Bjellorusisë, por edhe miliona fëmijë të palindur në Luftën e Madhe Patriotike,” tha ai.

Duke iu drejtuar Ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas, i cili bëri thirrje për sanksione të gjera ekonomike kundër Bjellorusisë të hënën, Lukashenko tha: Kush jeni ju? Një gjerman i penduar… apo trashëgimtar i nazistëve?

Sanksionet e BE-së, SHBA-së, Britanisë dhe Kanadasë ishin një përgjigje ndaj devijimit me forcë të një fluturimi ndërkombëtar në Minsk muajin e kaluar për të ndaluar aktivistin e opozitës Roman Protasevich dhe të dashurën e tij që ishin në bord.

/faxweb