Është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet rifillimi i një jete sociale pas më shumë se dy muajsh mbyllje. Dhe jo të gjithë rinisin në të njëjtën kohë. Në Belgjikë qeveria ka autorizuar darkat mes miqve, por nuk duhet të jenë më shumë se katër dhe duhet të jenë gjithnjë të njëjtët deri në normalizimin e plotë të situatës.
Kryeministrja belge Sofi Uilmes, duke konfirmuar lehtësimin e masave të marra në kuadër të përpjekjeve për frenimin e përhapjes së koronavirusit, pranoi se kishte ardhur momenti për të lehtësuar dhe presionin psikologjik të njerëzve.
Por ajo theksoi se kriza nuk ka përfunduar.
Distancimi social, sipas psikologëve mund të zgjasë më shumë se c’duhet. Kjo sepse njerëzit do të kenë një mosbesim instiktiv që nuk do të zhduket në një kohë me virusin. Por duhen marrë parasysh dhe ata, të cilët kanë humbur njerëz të afërm dhe për këtë arsye kanë vendosur të qëndrojnë mbyllur deri në përfundimin e plotë të pandemisë.
Por dhe pse belgët kanë thyer disi frikën duke darkuar sërish mes miqsh, mes pjatës së parë dhe të dytë bisedohet, por nuk ka kontakte fizike.
