Banorët e Kodrës së Diellit në Tiranë kanë dalë sot për të protestuar, për shkak se pranë shtëpive të tyre janë depozituar mbetjet nga pallatet që po ndërtohen në zonë.

Pranë shtëpive të tyre kalojnë ujërat e zeza të kantierit të ndërtimit që po bëhet mbi zonën që ata jetojnë, dhe shprehen se godinat janë duke u kthyer në të pabanueshme.

“Gjatë dimrit këtu nuk hyn dot me makinë të vogël, duhet të vish me zjarrfikëse”, shprehet një prej banorëve për Fax News.

“Shtëpia ka dalë jashtë përdorimit, që ta marrin ata për një çapë buke”.

“Ti çojnë njëherë këto fekalet që na i sjellin ne te shtëpitë e veta, nuk rri dot brenda, do jetoj keq e keq në vend tjetër, nuk e hap dot derën e shtëpisë, 70 cm vetëm baltë që kanë hequr fëmijët e mi. Unë nuk e di çfarë logjike kanë njëherë, janë njerëz apo janë kthyer në kafshë”.

“Ku është bashkia këtu, nuk na kthejnë përgjigje, japin leje ndërtimi. Na thonë që nuk vjen nga Kodras lart, dhe na thonë që është erozioni natyror. Kanë ardhur nga qielli thonë’, shprehen më tej banorët.

‘Kanë ardhur, do ti monitorojmë thonë, po kur na ka ikur jeta’.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re