Gazetarja, Juela Meçani ka debatuar me tone të ashpra me zëdhënësen e PD, Mirela Karabina. Meçani shprehet se qëndrimet e opozitës përballë qeverisë janë qesharake, ndërsa ironizon situatën aktuale në të cilën ndodhet Partia Demokratike.
“Njerëzit e Lulzim Bashës shkuan rrahën deputetët, ti thuat ishte partia e Lulit në këtë sulm. Çfarë po thua o Mirela se qeshin njerëzit që na shohin, se i dinë gjërat. U nxorën në pritën aty, u rrahën”, tha ajo. “Më keq se përrallat e Edi Ramës, iu kanë bërë ndonjë gjilpërë në kokë, në këtë vend jetojmë. Ata u rrahën aty sa dolën nga makinat, ku bënë mbledhjen e Kryesisë”, shton Meçani.
Në të njëjtën kohë, Meçani e ka quajtur kreun e PD, Lulzim Basha, si imoral të politikës, që nuk ka mbajtur fjalën e tij.