Kreu i nismës Thurje, Endrit Shabani, është shprehur se sipas tij, SPAK ka zbatuar dhe ka interpretuar drejt ligjin në lidhje me Berishën, për dosjen “Partizani” dhe akuzat për korrupsion ndaj tij.

I ftuar në “OPEN”, Shabani është shprehur ndër të tjera se “qytetari i zakonshëm merret e plaset në burg, në këtë rast Berisha ka imunitet”.

Gjatë një debati në studio me Luçiano Boçin dhe ish-kryeprokurorin Eugen Beçi, Shabani iu drejtua duke u thënë se ‘Keni merakun nëse kryeministri Edi Rama s’ka dhënë leje për arrestimin e Berishës’.

Pjesë nga debati:

Shabani: Unë nuk të ndërhyra. Kodi i ka dhënë mundësi prokuronit ti kërkojë gjykatës edhe kur Kuvendi nuk bie dakord. SPAK në këtë rast e ka zbatuar dhe e ka interpretuar drejt ligjin. Ne morëm ligjin dhe interpretuam në frymë. Do të thotë se prokurori, ligji, i jep prokurorit të drejtën që të vazhdojë punën. Në këtë thelb çfarë ndodh? SPAK në thelb… I ka thënë liri gjykatës të drejtën që liritë e individit të mos kufizohen nga prokurori por të kalohen në gjykatë. Nuk është se nuk ka pasur filtër. Filtri është gjykata. Qytetari i zakonshëm merret e plaset në burg, në këtë rast Berisha ka imunitet.

Gjithë meraku këtu është Rama s’ka dhënë leje për arrestimin e Berishës. Këtë merak keni ju? Ky është thelbi. Për këtë po ankoheni ju

Beçi: Kur janë të gjithë deputetë e Ramës…

Shabani: Ata nuk bëjnë politikë…

Beçi: Kudo që të rrotullohesh ti, politikë është.

Boçi: Ajo që ndodhia në Kuvend ishte për mbrojtjen e Kushtetutës. Nuk ka rëndësi produkti, është 50% e ligjit dhe demokracisë. Masa është kufizim, pasi i merret pasaporta. Nëse do kishte masë pa heqjen e pasaportës, do isha dakord. Por në këtë rast ka kufizim lirie. Gjykata mund të marrë një masë më të rëndë.

Beçi: Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorin të kërkojë një tjetër masë. Neni 288 ka dhe një moment tjetër që Gjykata mund të arrestojë në flagrant.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re