Dioqeza e Rrëshenit, përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka ndarë me ndjekësit lajmin për gjendjen e vështirë shëndetësore të rektorit të seminarit meshtar të Shkodrës Leonardo Falco. Falco aktualisht ndodhet në Itali në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e infektimit me Covid-19.

Gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm dhe së fundi misionari katolik ndodhet në koma farmakologjike. Lajmin për shtrimin e tij në reaminacion, në Itali, fillimisht e ka bërë të ditur Dom Gjergj Meta përmes një postimi në facebook në datën 29 Shtator.

Postimi i plotë i Dioqezës Rrëshen: Te dashur miq, gjendja shendesore e don Leonardo Falco-s, rektorit te seminarit te Shkodres, meshtar misionar per shume vite ne vendin tone, eshte shume e rende per shkak te Kovid-19.

Aktualisht ai nuk po i pergjigjet më mjekimeve dhe eshte ne koma farmakologjike i intubuar. Kjo eshte aktualisht gjendja e tij.Ju kerkojme te lutemi per don Leonardon!

Postimi i Dom Gjergj Metës i datës 29 Shtator: Don Leonardo Falco, Rektor i Seminarit të Shkodres ku përgatiten meshtarët e ardhshëm këto ditë po lufton me Covid-19 ne reanimacion në Itali.

T’i lutemi Zotit për don Leonardon dhe shëndetin e tij.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re