Në qytetin e Shkodrës disa banorë protestuan kundër vendimit të Bashkisë për mbylljen e kopshtit në shkollën ”Ndoc Mazi”.

Banorët shprehen se ky kopsht ka qenë i hapur prej 50-vjetësh dhe që edukatorja e këtij kopshti është transferuar në një kopsht tjetër.

”Ne nuk e dimë arsyen përse edukatorja është transferuar por nuk mund të sillen me popullin në këtë mënyrë pasi ne nuk i dimë punët e tyre ,ne duam drejtësi dhe kopshtin të hapur”, thonë banorët.

Ata gjithashtu shprehen se nuk kanë mundësi ti dërgojnë fëmijët në kopshte private pasi përveçse janë me pagesë janë edhe shumë larg shtëpisë dhe nuk mund ta bëjnë këtë rrugë çdo ditë
Banorët shprehen se janë shumë të kënaqur nga edukatorja e fëmijëve të tyre dhe nuk e kuptojnë arsyen e këtij vendimi të papritur
”Fëmijët nuk i dërgojmë në asnjë kopsht tjetër sepse nuk kemi arsye përse ta bëjmë për sa kohë e kemi jo vetëm afër shtëpive por edhe pa pagesë” shprehen ata.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re