Dëshira për t’u përkëdhelur nga rrezet e diellit të pranverës, për të patur një ngjyrë perfekte dhe jo të zbehtë, duhet të shoqërohet me rritjen e kujdesit ndaj shëndetit të lëkurës.

Për të realizuar këtë në mënyrë të shëndetshme më poshtë po ju listojmë 4 këshilla se si të përgatisim lëkurën në ekspozimin e parë ndaj diellit.

Produktet farmaceutike- Përbërësit e melaninës fuqizojnë nxirjen e lëkurës. Ideale është ti merrni të paktën një muaj para nxirjes sepse stimulojnë prodhimin e pigmentit dhe e mbajnë më gjatë ngjyrën.

Mbrojtje para ekspozimit- Gjatë ekspozimeve të para ndaj diellit nuk mund të mungojë në çantë kremi mbrojtës i çdo lloji. Që nga gjalpi i kakaos tek kremi për rreth syve, apo produkte të ngjashme në varësi të preferencës deri tek qumështi për trupin për të mbrojtur epidermën nga rrezet ultraviolet.

Ushqyerja- Një ushqyerje e rregullt është në qendër të mirëqenies së organizmit tonë. Fokusohuni në ushqime të pasura me betakaroten dhe likopen, dy substanca që stimulojnë në mënyrë natyrale prodhimin e melaninës. Të fillosh me to që një muaj para ekspozimit ndaj diellit është shumë e nevojshme.

Pastrimi i lëkurës- Të paktën një herë në javë është e rëndësishme të pastrojmë lëkurën, dhe ta lirojmë nga qelizat e vdekura të mbledhura gjatë dimrit

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re