Familja Kasa, që u vu në fokus të një reportazhi të televizionit kosovar  T7,  është zhvendosur nga Kukësi për të jetuar në Kosovë në fshatin Shamalluk të Podujevës, pasi tërmeti i 26 nëntorit u shembi shtëpinë.

Prandaj Taip e Zylfete Kasa nga Kukësi, prej disa muajsh e kanë lënë pas frikën se ndonjë fatkeqësi mund t’ju ndodhë gjashtë fëmijëve të tyre.

Shtëpia e tyre ishte dëmtuar shumë, kësisoj ata u detyruan të largohen nga Shqipëria për në Kosovë.

Zylfetja e cila punonte si mësuese në Kukës, tani po thotë që ndonëse jetën e kanë të sigurtë, nuk kanë të ardhura financiare. Sipas Taip Kasës, ata u zhvendosën në Shamalluk të Podujevës, pasi një mik i tyre ua liroi tokën.

Por ata humbën shumçka nga tërmeti i cili ndodhi në Shqipëri.

Gjithcka patën e shitën për ta ndërtuar shtëpinë në Kosovë. Tani duan që institucionet e Kosovës t’i pranojnë si qytetarë të saj, në mënyrë që t’ju mundësohet punësimi.

Nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk i kanë kthyer televizionit përgjigjie gjatë ditës, në lidhje me numrin e personave që kanë ardhur në Kosovë pas tërmetit.

Më 26 nëntor të vitit 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet, i cili la shumë të vdekur, të lënduar, e pati për pasojë shumë dëme materiale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re