Skip to content

Ju skadon leja e qëndrimit në Greqi? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

Ambasada shqiptare ne Greqi ka bere një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që ju kanë skaduar dokumentet ose janë në prag të përfundimit, duhet të ndiqni këto udhëzime përkatëse.

NJOFTIM!

Ambasada e RSH në Athinë, në vijim të eksperiencës së parë në tetor
2019, me synim ardhjen në ndihmë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në
Kretë dhe ishujt përreth, të cilëve 1) u kanë skaduar dokumentet e
identifikimit; 2) janë në prag skadimi; ose 3) që vuajnë nga probleme
shëndetësore dhe dëshirojnë të aplikojnë për pasaportë biometrike dhe
kartë identiteti, njofton se: Në një ditë brenda gjysmës së parë të
muajit mars, përfaqësues të Zyrës Konsullore të Ambasadës dhe firmës
ALEAT do të jenë në Kretë për të kryer marrjen e aplikimeve për
dokumente identifikimi të qytetarëve të cilëve u kanë skaduar
pasaportat, janë pranë afatit të skadencës apo kanë probleme
shëndetësore.

Për detaje të mëtejshme, si data apo vendi ku do të kryhen aplikimet, do të njoftojmë përkatësisht në vijim. Ju faleminderit.