Për të mbrojtur lëkurën tuaj nga erërat e ftohta, gjithmonë duhet të kujdeseni dhe të përdorni krem për të parandaluar tharjen.

Te ata që kanë lëkurë të thatë dhe të ndjeshme, problemet e lëkurës në mot të ftohtë rriten.

Duke ndryshuar rutinën e kujdesit ose përdorimi i disa materialeve praktike në shtëpi,do t’ju ndihmojnë të rinovoni lëkurën tuaj.

Ja cilat janë kurat të cilat mbrojnë lëkurën nga i ftohti

Maskë lagështie

Produktet

1 karotë

1 avokado gjysmë e pjekur

1 lugë gjelle mjaltë

1 e verdhë veze

Përgatitja dhe përdorimi

Ziheni karotën derisa ajo është të zbutet. Pastaj bashkë me avokadon shtoni mjaltë, vaj ulliri dhe të verdhën e vezës. Përziheni deri sa të marrë formë homogjene.

Aplikojeni për 15 minuta në lëkurën tuaj të pastruar dhe më pas mund ta pastroni atë me ujë të ngrohtë.

Maska e cila qetëson lëkurën

Produktet

Gjysmë banane

2 lugë mjaltë

Përgatitja dhe përdorimi

Përziheni produktet në një tas derisa të marrën formë homogjene.

Pastaj aplikojeni në lëkurën tuaj për 20 minuta. Më pas mund ta pastroni atë me ujë të ngrohtë./Frekuenca

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re