Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka folur për detyrën e re, betimin në Presidencë dhe për porosinë e veçantë që i ka lënë kryeministri Rama para se të nisej për vizitë në SHBA.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj tha se procedura e “ftohtë” të betimit në Presidencë e cila sipas tij ishte korrekte por pa shtrëngime duarsh për shkak se në të tilla takime ndiqen protokolle strikte anti-Coivid.

Ahmetaj në këtë mënyrë shmangu me diplomaci komentin dhe marrëdhëniet e ngrira me me Ilir Metën i cili është shkarkuar nga mazhoranca qeverisëse.

“Temperatura e dhomës duhet të ishte 25 gradë e dhomës. E ftohtë në aspektin e dhomës e keni fjalën? Procedura ishte korrekte. Në bazë të procedurës standarde, bëmë betimin dhe fotografinë. U përshëndetem dhe vazhduam atë ecjen standarde drejt Kryeministrisë. Në përgjithësi s’ka pasur gjatë covid-it, shtrëngime duarsh. Aq më tepër kur jemi në takime zyrtare ka dhe protokoll të prerë për distancën dhe shtrimet e duarve apo të tjera”, tha Ahmetaj për “Frontline”.

Gjatë bisedës në studio Ahmetaj zbuloi edhe urdhrin që i kishte dhënë kryeministri Edi Rama para se të nisej për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Ameërikës.

Sipas tij, Rama i kishte kërkuar Ahmetajt që të prezantojë një nga një punën e ministrave në raport me reformat dhe asksionet.

“Unë me kryeministrin kam takime të përditshme. Kryeministri informohet në mënyrë të përditshme nga unë apo anëtarë të tjerë të kabinetit dhe jep porosi të përditshme për një gamë të gjerë çështjesh, që kanë të bëjnë me ekonominë dhe çështje të tjera, por edhe porosi të veçanta. Një nga më specifiket e fundit ishte detajimi me data, me efekte, i reformave, që do duhet të ndërmarrim gjatë këtij katërvjeçari. Ditën që u nis për në SHBA, një nga porositë, urdhër nëse doni, është që në momentin që ai është në Tiranë të dielën, unë do të kem një takim me të për t’i prezantuar gjithë punën e ministrave në raport me reformat dhe aksionet, në një draft. Kryeministri, siç e ka zakon, i kalon një më një, në prezencë të disa kolegëve, apo vetëm për vetëm. Janë porosi pune të qeverisë, por edhe të partisë”, përfundoi Ahmetaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re