Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka mbajtur fjalën e tij në protestën e opozitës.

 

Nga podiumi i vendosur përpara Kryeministrisë, Këlliçi tha se Rama ia ka mbathur nga Tirana pasi nuk mund t’i shohi qytetarët në sy.Sipas tij, Rama është një frikacak që i fshihet të vërtetës.

 

“Për të gjitha ata që kishin problem temperaturat e larta dhe nuk do ketë protesutes. Tju dëgjoj pak Rama Ik, ta dëgjojë Rama deri në Vlorë. Ju vini në Tiranë ndërsa ai ia mbath nga Tirana, vetëm për të mos ju parë sepse i dhembin sytë kur ju sheh. Një frikacak që i fshihet të vërtetës. Kishte urdhëruar mësuesit të qëndrojnë në punë .Iku madje mori dhe kërpudhën me vete. Një burrë shteti do qëndronte këtu dhe do i shihte në sy qytetarët. Shqipëria sot është në rrezik,. Shqipëria e vërtetë, e shumicës reale po asfiksohet, po meket përditë. Shqipëria që duam, e këtuyre këtu ngjitur vrau Shqipërinë e shqiptarëve. Shqipëria e këtyre mund të jetë e bukur, mund të mbahet me rrobat luksoze, ka komfortin e vilave të luksit në bregdet, ka sigurinë e parave me shumicë, kjo Shqipëri e këtyre dhe njerëzve që i rrethojnë nuk ka asnjë problem”, tha Këlliçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re