Një profesore kolegji në Amerikë është pezulluar pasi pranoi gjatë një ore leksioni në internet se shpresonte që mbështetësit e Presidentit Trump të infektohen me koronavirus dhe të vdesin një ditë para zgjedhjeve.

Universiteti Marshall në Huntington, Ëest Virginia, tha të premten se ishte në dijeni të një ‘deklarate haptazi politike’ të bërë nga Profesorja Jennifer Mosher gjatë një leksioni të fundit.

Në klip, Mosher pretendohet se shprehu zhgënjimet për njerëzit që morën pjesë në tubimet e fushatës së Trump në vitin 2020.

“Unë jam bërë tipi i personit që shpreson se të gjithë ata të infektohen me koronavirus dhe të vdesin, më vjen keq, po është kaq zhgënjyese sa nuk di çfarë të bëj tjetër. Nuk mund të debatosh me ta, nuk mund të flasësh e me ta, shpresoj që të gjithë te vdesin para zgjedhjeve. Kjo është e vetmja shpresë”, tha ajo, ndërsa në fund u shpreh se nuk duhej të fliste për politikë gjatë një ore leksioni.

Një fenomen i tillë në Shqipëri ka qenë me personazhin që u bë famshëm në zgjedhje, Hazbi Kasaj, i cili mallkonte zgjedhësit që nuk ia jepnin votën pro tij në Këlcyrë.

“I zënë kanceri në fyt ata që nuk më votojnë”, do të ishte thirrja e Hazbi Kasajt. Ai kandidoi dhe në zgjedhjet e fundit lokale si kandidat për kryetarin e bashkisë së Këlcyrës, në siglën e Partisë së Emigracionit. Kasaj një muaj më parë vdiq.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re