Lulzim Basha ka replikuar në Kuvend me Elisa Spiropalin, në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili duket se gjatë ditës së sotme, nuk ka pasur ‘humor’ për tu përfshirë në debate me kundërshtarin e tij. Rama u largua nga Kuvendi, fill pasi Basha mori fjalën, ndërkohë që ky i fundit ka shfrytëzuar të gjithë kohën që ka pasur në dispozicion, për të treguar ndryshimet që ka mes PD-së dhe PS-së.

Pjesë nga replika e Bashës me Spiropalin:

Legjitimiteti në këtë vend duhet të burojë nga qytetarët, dhe për këtë duhet të kemi një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, shqiptarë në 25 Prill juve ju kanë shkarkuar. Pas korrupsionit galopant që iu ka kapluar, keni hyrë nga shoqëria civile dhe jeni bërë milionerë, e vetmja detyrë që ne kemi, është që tiu shkurtojmë orët sa më parë.

Tani e keni kaluar lumin dhe jeni mbi disa kuaj. Mbi kalin e korrupsionit dhe politikanët e kriminuar, dhe me trekëndëshin e Bermudës, që do të përcaktojnë dhe fundin tuaj. Ajo që po ndodh mne partinë tonë është pastrimi i partisë nga mbeturinat e komunizmit dhe korrupsionit. Kartat me të cilat hytë në Kuvend, jua kemi djegur në dorë, do iu rikthejmë shqiptarëve mundësinë që të shkojnë të lirë te kutia e votimit.

Deri dje ujërat kanë qenë të turbulluara, sot janë të pastra, nga njëra anë PD që është gati të lërë pas të shkuarën, me pendesën për kostot që i kemi shkaktuar shqiptarëve, dhe nga ana tjetër ju, që doni ta mbani Shqipërinë, pa shpresë për rininë, pa arsim, pa gjykata, pa drejtësi, që ta kafshoni për pushtetin tuaj. Ju jeni pakica absolute, ju jeni ata që keni shkatërruar bashkëjetesën demokratike.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re