Bashkitë e juglindjes së Shqipërisë janë bërë bashkë në një panairin ndërkombëtar në Selanik për të treguar vlerat turistike të të gjitha trevave. Bashkitë kanë paraqitur ofertën turistike për të tërhequr sa më shumë vizitore te huaj përgjatë gjithë vitit në juglindje te vendit. Pjesë e Panairit këtë edicion u bë edhe qarku i Korçës, ku operatoret turistik vendosen kontakte me agjenci dhe operatorë nga vende europiane.

 

Për bashkitë Pogradec dhe Pustec një panair i tillë ishte i nevojshëm në mënyrë që të promovohen këto zona.

 

Ne panairin “Filoxenia”  qe zgjat për 3 ditë marrin pjesë mbi 300 ekspozues në fushën e turizmit dhe hotelerisë nga Greqia, Portugalia, Bullgaria deri edhe Filipinet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re