Reshje bore në zonat malore të juglindjes së vendit.

 

Burime zyrtare bëjnë me dije se reshjet kanë qënë në lartësi mbi 1200 m, aty ku dhe trashësia e borës ka shkuar deri në 5 cm. të njëjtat burime thanë se nuk ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve përfshi këtu ehde lëvizjet në aksin Boboshticë-Dardhë dhe Gjonomadh – Voskopojë. Reshjet kanë përfshirë dhe fshatra të njësisë Administrative Vithkuq, kryesisht në aksin Vithkuq-Shtyllë deri në majë të Mashkullorës, atje ku trashësia e borës ka shkuar nga 7-10 cm. Dëborë ka pasur edhe në lartësi të tilla edhe në fshatrat e njësive të tjera të bashkisë së Korcës.

 

Specialistët e bujqësisë bëjnë me dije se bora e orëve të fundit në këto zona nuk ka shkaktuar probleme në kulturat bujqësore që janë në lulëzim, përfshi këtu edhe kumbullën. Gjithashtu specialistët thanë se temperatura në orët e para të mëngjesit nuk kanë shkuar më shumë se -1gradë, cka nuk ka krijuar probleme tek drufrutorët.

 

Vetëm nëse temperaturat shkojnë në -3 gradë, gjithnjë sipas specialistëve vetëm atëhere dëmet mund të jenë më të vogla në kumbull pasi molla është në bulëzim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re