Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçi nuk ndalet në projektin e tij për të ringjallur Jugosllavinë por nën emrin e ri atë të një “Mini-Shengeni Ballkanik”.

Në fakt, ky projekt i prezantuar më herët nga Serbia si një ‘Jugosllavi e re’, çon ujë vetëm në Beograd dhe aspak në Tiranë apo në Shkup, por Vuçiç duket se ka gjetur gadishmërinë e Ramës për të vazhduar me këtë projekt.

Sot, Vuçiç ka njoftuar se ka pasur dy biseda me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe atë maqedonas, Zoran Zaev, rreth përgatitjeve për samitin e dytë Ballkanik që do të zhvillohet sipas tij në Ohër.

‘Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor’,- shkruan Vuçiç

Samiti i parë mes lidërve u mbajt në 10 Tetor të këtij viti ndërsa ashtu sikurse pak javë më parë, edhe në këtë takim nuk do të jenë të pranishëm në tryezën e përbashkët liderët e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjes.

Takimi i dytë në Ohër do të mbahet më datë 9 Nëntor ndërsa Vuçiç ka treguar se biseda me dy partnerët e tij për ‘mini-Shengenin Ballkanik’ ka qenë e frytshme dhe pozitive./ tpz

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re