Veç veriut po boshatiset dhe jugu i vendit. Emigracioni ka prekur dhe Novoselën e Vlorës. 12 fshatra të njësisë administrative po shkretohen.

Rreth 15% e popullsisë është larguar vitet e fundit dhe e keqja nuk përfundon këtu. Të larguarit janë profesionistë në sektorë të ndryshëm.

“10-15 % e banorëve të larguar. Më tepër ikin specialistët, muratorët, elekstriçistët, hidraulikët, në drejtim të Gjermanisë shumica”, shprehet Kanan Shakaj, kreu i njësisë administrative Novoselë.

Me ikjen e profesionistëve në fshatrat e Novoselës po vërehet dhe një rënie ekonomike.

“Ka një gjë të keqe, këta që ikin janë të tërë që kanë përfituar tokë nga ligji 7501 dhe e lënë djerrë”, thekson Shakaj.

Kjo plagë sociale ka ndikuar dhe në arsim. Dy shkolla 9-vjeçare në njësinë administrative Novoselë janë mbyllur, kurse në atë të mesme nga 400 nxënës që numëroheshin në 2018 këtë vit kanë mbetur vetëm 107./abcnews.al
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=qU-Rew58HB0]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re