Po ndodhin gjëra të rënda nga ana tjetër e kufirit, duhet të jemi solidarë, ne jemi i njëjti popull.
Në pjesën franceze të Katalonjës, mbështetësit e kauzës indipendentiste organizojnë një fushatë solidariteti.
Rreth 150 persona të të gjitha moshave morën pjesë, dje në mbrëmje në Perpignan, në takimin e parë të një “komiteti katalanas të solidaritetit”.
Ata iu përgjigjën thirrjes së shoqatave katalanase të Pirenejve Lindore, rajon në jugperëndim të Francës që përfshin pjesën e Katalonjës (rajon transkufitar) që ndodhet në veri të Pirenejve.
Objektivi ishte organizimi dhe koordinimi i solidaritetit ndaj katalanasve të jugut, ashtu si homologët e tyre të Francës quajnë katalanasit e Spanjës.
“Për të gjithë këta persona, është e rëndësishme të jesh atje, sepse ka të drejta themelore që poshtërohen në Katalonjë”, theksoi Laura, 28 vjeçe, banore në Perpignan.
“Po ndodhin gjera të rënda nga ana tjetër e kufirit, duhet të jemi solidarë, ne jemi i njëjti popull”, shtoi ajo.
Nga ana tjetër e masivit pireneas, Senati në Madrid po bëhet gati të vendosë nën tutelë Katalonjën që mund të shpallë pavarësinë.