Aktori Julian Deda ka treguar përmes një foto si e mori lajmin që do të futet në garë në primaret e PD për Tiranën.

 

 

‘Në mes të trafikut, të pluhurit dhe të zhurmave, që tani e tutje do t’i quajmë Erionizim’- shkruan ai.

 

 

Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Deda është zgjedhur nga demokratët për të qenë pjesë e garës së primareve për kryeqytetin.

 

 

“Ja, ketu e mora lajmin qe jam kandidat ne primaret e PD, per Tiranen, ne mes te trafikut, te pluhurit dhe te zhurmave, qe tani e tutje do ti quajme erionizim, qe i eshte bere Tiranes ne keto vite.  Falenderoj nga zemra çdo demokrat, ne secilen dege te Tiranes, qe ka propozuar emrin tim ne keto primare teper te rendesishme. Tashme ne PD, jo vetem lexohet çdo vote, por degjohet çdo propozim i anetareve te saj.  Le ti japim primareve rendesine qe meritojne, le te dale prej kesaj risie vetem me i miri, me i votuari. Suksese te gjitheve…!”

 

 

Faza e shpalljes së kandidaturave për primaret e PD për Tiranën u mbyll ditën e sotme, 7 nëntor, dhe 7 kandidatët e Partisë Demokratike për primaret në Bashkinë Tiranë janë:

 

Adriana Kalaja
Belind Këlliçi
Enkelejda Fejzo
Fatmir Merkoci
Gerti Bogdani
Ilir Alimehmeti
Julian Deda

 

3 dhjetori është koha e parashikuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike, si koha e fushatës, ndërsa më 4 dhjetor, demokratët dhe simpatizantët e PD-së mund të votojnë për kandidatët.

 

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re