Aktori i njohur i humorit shqiptar, Julian Deda, godet sërish në
shenjë. I njohur për humorin e tij thumbues kundrejt fenomeneve të
shëmtuara të politikës apo të shoqërisë shqiptare. Juli sot ka ironizuar
me mbledhjen e firmave nga e ashtu quajtura “Bindja Demokratike”.

Rreth mesditës së sotme komediani i njohur ka publikuar një status në
profilin personal në rrjetet sociale, nëpërmjet të cilit kërkonte
ndihmë…. “Ndihme. Me duhen 5000 firma deri neser. ????”, shkruante
juli, por pa specifikuar se për çfarë i duhen këto firma.

Pa kaluar dy orë, ai reagon sërish në Facebook, ku njofton:

“Faleminderit.

Sot kerkova 5000 mije firma dhe nuk u desh te prisja deri neser per
t’i patur ne dore. Ja ku jane, emer, mbiemer, numer personal dhe firme.
Kaq mjafton per te kandiduar ku dhe si te dua une. Falenderoj
perzemersisht secilin qe firmosi, gjithashtu edhe ate grup te rinjsh qe
mblodhen firmat per mua.

P.s. Tani edhe ca lek per fushate dhe gati. ????”, – përfundon Julian Deda. 





Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re