Julia Roberts postoi një mesazh në profilin e saj në Facebook dhe Instagram, duke na treguar se sa të çoroditur dhe ekstreme janë bërë artificet e bukurisë

“Përsosmëria është një sëmundje e kohës. Ne i mbulojmë fytyrat me ton dhe grim. Ne vendosim botox, madje edhe të uritur për të arritur në madhësinë e përsosur. Ne po mundohemi të rregullojmë diçka, por ju nuk mund të rregulloni atë që nuk mund ta shihni: thjeshtë, shpirti që ka nevojë për kirurgji.

Eshtë koha të qëndrojmë në këmbë për veten tonë. Si mund të presësh që dikush tjetër të të dojë nëse nuk e do veten?

Ju duhet të jeni të lumtur me veten tuaj. Nuk ka rëndësi se si shikoheni nga jashtë, ka rëndësi se çfarë ke brenda.

Sot dua të postoj një foto pa grim.

E di që kam rrudha në lëkurën time, por sot dua që ju të shihni përtej kësaj. Unë dua të përqafoj vetveten time të vërtetë dhe dua që ju të përqafoni kush jeni, vetë – ashtu si jeni – dhe ta doni veten ashtu si jeni.

Njerëzit në botë janë shumë të përqëndruar në pamjen e jashtme. Shumë!

Të shohësh njerëz përmes këtij prizmi, më keq, të filtrosh njerëzit përmes këtij prizmi të bukurisë-on-steroide është gjëja më e shëmtuar në botë.

Në vend që të ndihmojmë veten për të jetuar potencialin tonë të vërtetë, ne mbyllemi veten në këto burgje imagjinare vetëm për hir të estetikës.

Pavarësisht se sa mirë ju duket, kjo është e shëmtuar!

Pavarësisht se sa pamja juaj e jashtme mund të jetë larg nga ideali, nëse shpirti juaj është vërtet rrezatues, nëse jeni njerëz në kuptimin e vërtetë të fjalës, ju jeni perfekt!”, përfundon mesazhi i aktores së famshme hollivudiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re