Julian Ahmataj nuk do të jetë më trajner i klubit të Skënderbeut.

 

Pas humbjes së fundit ndaj ekipit të Kukësit, por edhe vendit të fundit që Skënderbeu ka në tabelën e klasifikimit, drejtuesit e klubit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me Ahmatajn.

 

Lajmin e dha vetë skuadra e Skënderbeut në “Facebook”.

 

 

“KF Skënderbeu dhe Ahamtaj mbyllin me mirëkuptim bashkëpunimin. Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim. KF Skënderbeu falenderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit. I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re