Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve zbuloi 17 akuza penale kundër themeluesit të Wikileaks Julian Assange, duke thënë se ai publikoi në mënyrë të paligjshme emrat e burimeve sekrete.

Akuzat e reja shkojnë shumë përtej një aktakuze fillestare kundër Assange, të bërë publike gjatë prillit. Ajo e akuzoi Assange për komplot me së bashku me Bradley Manning, në përpjekje për të thyer një fjalëkalim të kompjuterit në Departamentit të Mbrojtjes.

Aktakuza e re thotë se Assange komplotonte me Manning për të marrë dhe zbuluar dokumente të klasifikuara kombëtare të mbrojtjes, duke përfshirë kabllot e Departamentit të Shtetit dhe raportet mbi luftërat në Irak dhe Afganistan. Ai thotë se veprimet e tij “rrezikonin seriozisht” Shtetet e Bashkuara.

Wikileaks shkaktoi dëme duke botuar emrat e njerëzve që ndihmuan forcat amerikane në Irak dhe Afganistan dhe diplomatë të SHBA-ve në mbarë botën.

Assange është në paraburgim në Londër, pasi u dëbua nga Ambasada Ekuadoriane në prill. SHBA kërkon ekstradimin e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re