Skip to content

Julian Deda revoltohet me Ramën: Pse vaksinon të moshuarit dhe jo të rinjtë, ne jemi e ardhmja e vendit jo këta pleqtë që vaksinon ti

julian deda

julian deda

Humoristi Julian Deda është revoltuar me kryeministrin Edi Rama pse po vaksinohen të moshuarit, dhe jo të rinjtë.

Sipas tij, Rama po i përdor të moshuarit për vota, ndaj po i vaksinon.

“Loja e ndyre e piktorit. Mosha e trete pa diskutim duhet respektuar, ndihmuar dhe trajtuar siç i takon, por ti nuk mund te besh fushate mbi kete fakt o piktor.

Nuk mund te merresh vetem me te moshuarit dhe te harrosh te rinjte, te harrosh te ardhmen e vendit. Fushata jote, duke shfrytezuar dhembshurine qe mund te kemi per te moshuarit eshte loje e piset nga ana jote.

Nese nje i moshuar na dhimbset se eshte i vetmuar, eshte sepse ti detyrove femijet e tij te iknin nga ky vend. Rinia mori valixhet per shkakun tend, prandaj ti ke frike te perballesh me rinine, me familjet e reja, me krahun e vertete te punes, te cilin ti e le si peshku pa uje.

Nuk mund te dalesh atje, te luash “babain e kombit” si delirant dhe te shfrytezosh deshiren e te moshuarve per te jetuar sa me gjate, per t’i kthyer ne vote. Fushata jote “nje i moshuar, nje vaksine, nje vote” eshte teper e shpifur dhe aspak njerezore”, shkruan ai.