Aktori i humorit Julian Deda ka falenderuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe forumet e partisë që e kanë vendosur të jetë një nga kandidatët për kryesinë e PD si risi e kësaj force politike.

Në një reagim në rrjetet sociale, Deda shkruan se është mirënjohës dhe kushdo që e voton duhet të kuptojë se opozita është vokacion personal që nuk varet nga situata, duke shigjetuar indirekt të gjithë kritikët e Bashës, ku disa prej tyre edhe janë larguar nga partia.

Postimi i plotë:

Sot PD dhe Kryetari Basha, kane vendosur qe une te jem njeri nga kandidatet per kryesine e kesaj partie.

Duke ditur fort mire rendesine e ketij forumi vendimarres, jam mirenjohes per vleresimin.

Paraprakisht dua te falenderoj çdo anetare te Keshillit Kombetar qe do me votoje, gjithashtu faleminderit edhe atyre qe mendojne te kunderten, gjithsesi per mua opozita eshte vokacion personal dhe i pandalshem.

P.s. Si do qe te shkoje, nje gje e kam te qarte, gjithmone do te dua Shqiperine me shume se partine…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re