Anëtari i Partisë Demokratike, Julian Deda ka zbuluar se kryedemokratin Lulzim Basha e kanë këshilluar që të vendosë një derë të blinduar në zyrën e tij.

 

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Deda shkruan se “sikur me gurë e beton ta bëjë derën e zyrës, demokratët e kanë ndarë mendjen”.

 

“Flitet se këshilltarët e tij mizerabel, të cilët janë ca tipa që kanë alergji ujin dhe sapunin, e kanë këshilluar Lul vulen t’i vërë zyrës një derë të blinduar. Pa merak Lul, nuk e kemi ndermend t’i ndyejmë duart as me ty dhe as me ndonjë servil të palarë që ke aty afër zyrës.

 

Ti bashkë me qylsat do ikësh sepse nuk të duan demokratët, janë shumica e tyre që do vendosin me votë dhe kësaj nuk kemi ç’ti bëjmë. Sikur me gurë e beton ta bësh derën e zyrës, demokratët e kanë ndarë mendjen, nuk të duan, kaq…”, shkruan Julian Deda.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re