Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker deklaroi se aleanca e sigurisë mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe do të mbijetojë pas Brexit-it.

Juncker mbajti fjalim pasi kryeministrja britanike Theresa May ftoi partnerët nga BE-ja që të mos lejojnë që “marrëveshjet e ngushta institucionale” të pengojnë partneritetin e madh të sigurisë.

“Besoj, pasi nuk jemi në luftë me Britaninë e Madhe dhe nuk duam të hakmerremi ndaj vendimit të qytetarëve të saj, se kjo aleancë e sigurisë, ura e sigurisë midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian do të mbahet. Ajo edhe më tej na duhet”, tha Juncker në konferencën e sigurisë në Mynih.raporton Anadolu Agency .

Juncker theksoi se çështjet e ardhshme të sigurisë nuk duhet të ngatërrohen me çështje të tjera që lidhen me Brexit, duke shtuar se ato duhet të konsiderohen individualisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re