Vazhdon të jetë shqetësimi se Britania mund të largohet në Bashkimin Evropian pa marrëveshje – paralajmëroi presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, duke i bëri thirrje Britanisë që të përdor shtyerjen gjashtëmujore të Brexit për të punuar me detaje rreth daljes së saj nga anëtarësimi.

Juncker e tha këtë në një intervistë me gazetën gjermane Funke Mediengruppe, një javë pasi liderët e BE-së aprovuan daljen e Britanisë jashtë BE-së për gjashtë muaj.

“Askush nuk e di se si do të përfundojë Brexit. Kjo krijon pasiguri të madhe”, tha Juncker, duke theksuar efektet afatgjata negative në ekonominë evropiane.

Edhe pse shtyerja e Brexit deri më 30 tetor, nuk ofron shumë qartësi se kur, si, dhe madje edhe nëse Brexit do të ndodhë, Britania do të ketë kohë për ta përdorur këtë kohë me mençuri – tha ai.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re