Bashkimi Evropian mund ta arrijë në nëntor marrëveshjen Britaninë e Madhe për Brexit-in, tha në një intervistë kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

“Ne nuk jemi ende aty ku duhet të jemi, por vullneti ynë për të arritur një marrëveshje me qeverinë britanike nuk është në pyetje”, tha Juncker në një intervistë me Der standard, Kurier dhe Der ulet.

“Ne duhet të largohemi nga skenari që supozon mungesën e një marrëveshjeje. Nuk do të ishte mirë as për Britaninë e Madhe e as për pjesën tjetër të BE”, theksoi Juncker.

Më e vështira në negociatat për Brexit ishte çështja e kufirit të ardhshëm me Irlandën, e cila do të mbetet anëtare e Bashkimit Evropian.

Juncker gjithashtu kujtoi se marrëveshja Brexit do të duhet të përfundojë me një deklaratë politike mbi marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë së Madhe dhe ish-partnerëve evropianë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re