Avokati Kujtim Cakrani i ftuar në studion e Fax News:
Së pari duhet të orientojmë publikun mbi kuptimin e kuvendeve brenda një partie.
Siç dihet në datën 11 anëtarësia e PD kërkoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Partitë Politike kanë 4 hierarki, Kuvendi Kombëtar, Këshilli, kryesia dhe kryetari. Baza ka kërkuar të mbledhë një kuvend që nuk ia ndalon statutit.
Siç edhe tashmë është bërë publike është vendpsur të ndryshohej statuti i PD. Mirëpo anëtarësia kërkoi të filloheshin edhe procedurat për shkarkimin e kryetarit të partisë. U ndryshua edhe sigla e PD dhe prandaj i vunë epitetin rithemelimi.
Jemi në një ristrukturim total të PD. Me firmat e të gjitha delegatëve këto paraqiten në gjykatën e Tiranës sepse është i vetmi institucion që mund të legjitimojë këto vendime të marra.
Nuk ka asgjë anti-ligjore që nga data 11 e deri më sot. Ky është një veprim i bërë nga anëtarësia dhe është i paprecedentë më parë.
Basha ka thënë se do ketë vendime të mëdha, cfarë mund të vendosë dhe a është i ligjshëm?
Pas datës 11 PD nuk ka më as kryesi dhe as kryetar madje dhe këshillin kombëtar e ka të ngrirë. Kjo sepse vendimet që u morën vendosën që të ngrinin këshillin Kombëtar, të shkrinin kryesinë sepse ishin zgjedhur pa votë. Natyrisht edhe kryetarin e kanë propozuar që ta shkarkojnë nesër. Në pikëpamje ligjore nuk ka kongres në datën 18 sepse nuk ka fuqi. Ka shkuar para 2 ditësh për t’u regjistruar statuti i ri dhe nëse kjo ndodh atëherë ai institucion nuk regjistron më për t’u mbledhur ditën e nesërme.
Ndërrimi i Bravave të selive
Të mbyllësh dyert është vepër penale sepse aktualisht ata zotërinj janë në kushtet e vetëgjyqësisë që përbën një vepër penale. Imagjino në një familje të shkojë vëllai apo një tjetër familjar dhe të mbyllë dyert e shtëpisë e mos të lërë të tjerët të hyjnë në shtëpi. Prandaj quhen bashkëpronarë, nuk mund të veprohet sipas dëshirës së një personi.
…
/faxweb
