Këngëtari i njohur kanadez Justin Bieber ka bërë të ditur se ka pësuar paralizë të pjesshme të fytyrës.

Në një video që shpërndau në Instagramin e tij, Bieber njoftoi se ishte diagnostikuar me “sindromën Ramsay Hunt”.

Bieber, i cili tregoi në video se mezi lëvizte një pjesë të fytyrës, tha se gjendja e tij ishte “mjaft serioze”.

Ai ka komentuar edhe në lidhje me vazhdimin e turneut të tij.

“Unë nuk jam në gjendje të vazhdoj fizikisht. Trupi im më thotë se duhet të ngadalësoj. Shpresoj se do të më kuptoni”, tha Bieber.

Duke vënë në dukje se nuk e di saktësisht se sa kohë do të duhet për t’u rikuperuar, 28-vjeçari fitues i çmimit Grammy, Bieber tha se do të kalojë kohën duke pushuar.

Vetëm disa orë para koncerteve, të cilat ishin planifikuar për 7-8 qershor në Toronto të Kanadasë, Bieber njoftoi se aktivitetet ishin anuluar për shkak të sëmundjes së tij.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re