Kryeministri kanadez Justin Trudeau shpërbëu parlamentin e shtetit dhe thirri zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.
“Kanadezët do të dalin në zgjedhje në 21 tetor. Ne kemi bërë shumë në katër vitet e kaluara”, tha Trudeau, duke ia nisur fushatës elektorale.
Ai theksoi se qytetarët e Kanadasë duhet të vendosin vetë nëse duan të kthehen në atë që ai tha se ishte një politikë e dështuar e një qeverie konservatore që beson në shkurtime dhe shtrëngime.
Trudeau, i cili mori detyrën në nëntor 2015, po përballet me elektoratin që kësaj radhe është më i përqëndruar në ekonominë e vendit.
Mediat kanadeze kanë deklaruar se kryeministri Trudeau dhe Partia e tij Liberale mund të mos marrin vende të mjaftueshme për të drejtuar vendin më vete. Kundërshtari i tij kryesor në zgjedhje do të jetë kryetari i Partisë Konservatore të Kanadasë, Andrew Scheer.
Sipas sondazheve fillestare, kjo duket si një garë e vështirë për Trudeau, dhe e gjithë fushata gjithashtu pritet të sillet rreth çështjeve të tilla si ekonomia dhe ndryshimi i klimës.