Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Në një prononcim për Breaking në Top News, hoxhë Justinian Topulli foli mbi të fundit zhvillim që shkaktoi debat, atë të shmangies së KMSH nga ceremonia e inaugurimit të xhamisë së rikonstruktuar të Et’hem Beut, ku morri pjesë dhe presidenti Erdogan.

Edhe z. Topulli mbron idenë se KMSH është zaptuar nga gylenistë.

“Gjithçka dihej nga ne besimtarët që pritej të ndodhte. Duhet të dimë shkaqet se pse kemi ardhur ne në këtë pikë”, tha Topulli, kritik i fortë i KMSH-së dhe gylenistëve bashkë.

Ai theksoi se Komuniteti nuk duhet të jetë i mbyllur dhe peng i gylenistëve dhe se duhet të hapet zgjedhjet për myslimanët.

“Ne nuk i pranojmë se janë organizatë okulte, e mbyllur, hermetike. Në rastin e Shqipërisë që na intereson ata nuk mund të marrin peng kryesinë e Komunitetit Mysliman. Duhet të ketë demokraci e jo ta mbajnë peng të ideologjisë së tyre. Nuk mund të penalizohet i gjithë komuniteti”, theksoi Topulli. /tesheshi.com/

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë