Skip to content

Jusuf Kardavi dënohet me burgim të përjetshëm në Egjipt

jusuf

Një gjykatë ushtarake egjiptiane ka dënuar tetë persona me vdekje, duke përfshirë katër në mungesë, për përfshirje në aktet e dhunës të vitit 2015.
17 të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm, duke përfshirë dijetarin e shquar musliman Jusuf Kardavin, i cili së bashku me gjashtë të tjerë u gjykua në mungesë.
Veprat e pretenduara të dhunës përfshijnë vrasjen e një oficeri të policisë në Kajro, tha një burim i gjykatës në kushte anonimiteti për agjensinë e lajmeve Anadolu për shkak të kufizimeve të bisedave me mediat.
Kardavi i lindur në Egjipt dhe me banim në Katar është kreu i Bashkimit Ndërkombëtar të Dijetarëve Musliman (IUMS). Raportohet se ai u akuzua për “nxitje vrasjesh”, “përhapje të lajmeve të rreme” dhe “vandalizëm të pronës publike”.
Njëzet e gjashtë të pandehur te akuzuar për të njëjtin rast u liruan, duke përfshirë katër anëtarë të lartë të grupit të ndaluar në Egjip, Vëllazëria Muslimane.
Dënimet e së mërkurës janë ende objekt i apelimit. Të pandehurit të cilët janë gjykuar në mungesë do të marrin rigjykime në rast se arrestohen ose kthehen nga autoritetet, shkruan Aljazeera, transmeton gazeta Impakt. Egjipti ka rënë pre e dhunës që nga mesi i vitit 2013 kur Mohamed Morsi i Vëllazërisë Myslimane, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, u rrëzua dhe u burgos gjatë një grushti shteti të përgjakshëm ushtarak.
Në muajin shtator, Interpoli e hoqi Kardavin nga lista e të kërkuarve.
Organizata ndërkombëtare e policisë e bëri këtë lëvizje pas një vlerësimi të akuzave egjiptiane kundër dijetarit, i cili jeton në mërgim në Katar.