Në radhët e Juventusit askush nuk e ka planifikuar nje sezon pa qënë pjesë e Champions League, gjithmonë nëse bardhezinjtë mbeten jashtë saj. Ndaj Fiorentinës, Zonja e Vjetër tregoi që është një skaudër e cila ka limite dhe përgjatë këtij sezoni shpesh e ka treguar se nuk e ka forcën për të shkuar përtej pritshmërive.

Gara për të siguruar një biletë ne Ligën e Kampioneve sa vjen e bëhet edhe më e vështirë dhe forma që po tregojnë bardhezinjtë nuk jep garanci që ata do të jenë një prej ekipeve që do t’ia dalin të sigurojnë pjesëmarrjen.

Sulmi i Juventusit gjithashtu po shfaq probleme të mëdha, mungojnë golat e Ronaldos.

Në tri ndeshjet e fundit mungojnë finalizimet e portugezit. E ardhmja e bomberit duket se do të jetë larg Juventusit, një gjë e tillë duket se e ka bërë Ronaldon të ulë ndjeshëm tempin në fushën e blertë. Dëmtimi i Federico Chiesas është një faktor penalizues për Juventusin, teksa disa prej golave që ka shënuar Cristiano Ronaldo kanë ardhur pikërsiht falë asisteve të dhuruara nga ish-lojtari i Fiorentinës.

Zonja e Vjetër tashmë e sheh veten nën presion, e një sezon pa Champions do të konsiderohej një dështim total për një klub që prej 9 vitesh dominon futbollin italian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re