Juventusi i është revanshuar Interit për humbjen në Serie A para dy jave duke e mposhtur skuadrën e Antonio Contes në Guiseppe Meaza. Ronaldo ishte kreator i fitores se Juventusit ku shënoi dy gola, një nga penalltia dhe një tjetër pas një gabimi të mbrojtjes se Interit

Juventusi e ka mundur Interin në ndeshjen e parë të gjysmëfinales se Kupës së Italisë.

Ishte një ndeshje tepër interesante kjo me shumë shanse nga të dyja skuadrat, por që në fund Juventusi fiton dhe kthehet në Torino në epërsi dhe më afër finales së Kupës së Italisë.

Megjithatë, gjithçka për këtë ndeshje do të vendoset në Allianz të Torinos pas një jave ku do të luhet ndeshja e dytë e gjysmëfinales.

Pjesa e parë fillojë shumë më mirë për Interin, të cilët disa herë sulmuan portën e Buffon.

Zikaltërit ishin të parët që kaluan në epërsi.

Një kundërsulm i ekzekutuar mirë nga Barella bëri që ky të pasojë të Lautaro Martinez që shënoi gol në minutën e 9.

Juventus do të kthehej në lojë dhe do të sulmonte më shumë portën e Interit më shumë.

Rezultati u barazua pas një penalltie të dyshimte që u akordua për Juventusin pas një rrëzimi në zonë të Cuardados.

Nga pika e bardh do të shënonte Cristiano Ronaldo në minutën e 26-të.

Pas barazimit, Interi disi u çrregullua sidomos në repartin defansivë.

Pikërisht këtu do të ndodhte një gabim në mbrojtjen zikaltër e të cilin gabim do ta shfrytëzonte Cristiano Ronaldo për ta shënuar në minutën e 35-të.

Pjesa e dytë ishte e mirë për të dyja skuadrat.

Edhe Interi edhe Juventusi kishin rastet e tyre për shënim por që nuk i shfrytëzuan si duhet.

Finalisti i finales së Kupës së Italisë do të dihet javën e ardhshme ku Juventusi do t’i këtë edhe 90 minuta për ta siguruar kalimin në finale të kësaj gare.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re