Natyrisht ishte një natë e veçantë për të, pasi për Sarrin ishte titulli i parë si trajner në kampionatin italian, e ky trofe ka më shumë vlerë sepse e fiton me Juventusin. Tashmë ai ka sfidën e radhës që të realizojë ëndrrën e bardhezinjve të fitimit të titullit Champions.
Por këto ditë e gjithë vëmendja i është lënë festës së titullit kampion. Menjëherë në dhomat e zhveshjes ka nisur festa e bardhezinjve dhe ku ka filluar të hapej shampanja.
Natyrisht objektivi i bardhezinjve k a qenë Sarri, ku lojtarët nuk kanë ngurruar që ta “mbysin” me shkumë trajnerin e tyre.
Ndërsa mitiku Maurizio Sarri nuk heq cigaren nga goja e tij. Ndër fjalët e para të Sarrit ishte një vlerësim ndaj Ronaldos dhe Dibalasë, ku sipas tij, titulli erdhi falë kontributin të tyre.
/faxweb
