Mjeku Leonard Solis, ai prej vitesh është drejtues mjekësor i një spitali privat në vend, ka qenë për dy mandate Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Shqipërisë, ka qenë i ftuar në një emision në TV Klan ditën e sotme.

I angazhuar në politikë që prej vitit 1992, ka drejtuar parti politike por ka mbajtur edhe pozicione shumë të rëndësishme në qeveri në një periudhë shumë të tensionuar të vendit tonë. Por me sukses ka arritur rezultate në Sistemin Shëndetësor Shqiptar.

Gjatë intervistës Solis ka folur për situatën e koronavirusit në Shqipëri, ku shprehet se jemi në pikun e pandemisë, gjendja është serioze, neglizhenca e njerëzve është bërë edhe më e madhe dhe spitalet janë të tej mbushura. Përsa i përket vaksinimit, ka problematika në të gjithë botën dhe me shumë mundësi në Shqipëri do mbërrijë në fund të vitit, ai thotë se për fat të keq do detyrohemi të mbajmë maskat për një kohë të gjatë.

Por kur mjeku u pyet për jetën e tij personale ai u step dhe nuk preferoi që të flasë apo të tregojë diçka më shumë. Kur u pyet për bashkëshorten ai tregon se kanë 30 vite martesë por nuk dëshiron të tregojë më shumë për jetën e tij personale. Ai tregoi se babin e tij e ka me kombësi greke por në moshën 15 vjeç ai ka ardhur në Shqipëri dhe vetëm në vitin 1993 ai ka njohur fisin e të atit kur ishte sekretar i përgjithshëm i Partisë Bashkimi për të drejtat e njeriut.

Moderatorja duke ditur natyrën e mjekut i cili nuk preferon të flasë për jetën e tij personale, ka arritur të realizojë disa videomesazhe me bashkëshorten, vajzën dhe djalin e tij.

Kur u shfaq bashkëshortja e tij në ekran u habit dhe pyeti si ka mundësi që të ndodhë diçka e tillë. Bashkëshortja e tij e konsideron  Leonardin si një njeri human dhe me vlera që janë të rralla të gjendet tek njerëzit e ditëve të sotme. Ajo shprehet se ka bërë sakrifica të mëdha gjatë pandemisë së Covid-19, i ka qëndruar pranë miqve, shokëve dhe njerëzve të tjerë që kishin nevojë për ndihme dhe telefoni i tij nuk pushon kurrë. Ai përpiqet që të japë mbështetjen dhe këshilla tek të gjithë. Ndër të tjera ajo shton se kanë krijuar një familje mjaft të bukur dhe kanë dy fëmijë që i kanë bërë shumë krenarë.

Leonardi gjatë kohës që po shihte videomesazhin filloi të djersitej tek balli dhe nuk preferoi ta komentonte duke e anashkaluar dhe rihapi bisedën e Covid-19.

Në videon e dytë ka qenë vajza e tij i cili u habit edhe më shumë duke zënë kokën me dorë dhe duke thënë obobo.

Videomesazhi i tretë ishte i djalit të tij i cili studion në Gjermani dhe punon njëkohësisht si mjek. Ai shprehet krenar për fëmijët e tij dhe i lumtur për zgjedhjet që kanë bërë. Për më shumë ndiqni videot.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re