Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi nga Fieri ka bërë thirrje për pjesëmarrjen në protestën e 7 tetorit në Tiranë.

Gjatë një takimi me strukturat atje, Bardhi u shpreh se duhet të reagojmë ndaj tentativës për të zhbërë shtetin ligjor.

“Si asnjëherë më parë qytetarët janë të vendosur se ka ardhur koha për ti treguar Edi Ramës se boll është boll. 12 vjet janë shumë kohë e humbur”, shkruan Gazment Bardhi.

Postimi i Gazment Bardhit

Të hënën, datë 7 Tetor, ora 18:00, Fieri marshon drejt Tiranës!

Takimet në Rreth Libofsh të Fierit, për ti bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestën e të hënës, ishin një mundësi e mirë të mësuar edhe më shumë arsye që kanë qytetarët e qarkut Fier për të mos pranuar ti nënshtrohen padrejtësive. Si asnjëherë më parë qytetarët janë të vendosur se ka ardhur koha për ti treguar Edi Ramës se boll është boll. 12 vjet janë shumë kohë e humbur.

Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit. Është detyrë dhe mision i çdo qytetari të ndershëm që të reagojë ndaj tentativës së Partisë Socialiste për të zhbërë shtetin ligjor, dhe për të instaluar shtetin personal të Edi Ramës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re