Moderatorja shumë e dashur për publikun, Alketa Vejsiu tërheq gjithnjë vëmendjen me fotot që poston në rrjete sociale dhe kështu ndodhi edhe këtë muaj me fotot nga pushimet në Itali e Turqi.

Tanimë Alketa është kthyer dhe kjo kuptohet nga postimet e saj të fundit ku në njërin prej tyre shkruan se së shpejti do sjellë projekte të reja në televizion.

Midis komenteve të shumta ka rënë në sy ai i shkrimtarit Albatros Rexhaj i cili i shkruan Alketës se duhet të garojë për presidente pasi ka ardhur koha që vendi të ketë në krye një grua.

“I madh”, i përgjigjet Alketa me një emoji duke shkelur syrin e duke lënë të kuptohet që në të ardhmen pse jo mund ta shohim në këtë pozicion.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re